Në këtë tregim gjendet përkushtimi dhe lufta e dy prindërve për të pasur fëmijë. Është një tregim ku sidomos forca emocionale e thith lexuesin dhe i tregon gjithë diapazonin e shpirtit të një prindi e aq më tepër nënës. Tregimi është shkruar si një rrëfim personal dhe kjo e bën akoma dhe më të afërt ngjarjen duke i dhënë lexuesit të kujtojë pak mënyrën e të shkruarit të Nikolas Sparks. Shpresoj që Renalda ta zgjerojë akoma dhe më tepër dhe të na sjellë romanin shqiptar të Ditarit. Aida Bode