Fjalë Të Urta Të Popullit Shqiptar (Albanian Edition)
Product Description
Fjalë Të Urta Të Popullit Shqiptar (Albanian Edition)
Permbledhje me fjale te urta te popullit shqiptar. Proverbat flasin për dukuri dhe situata të ndryshme në jetën e njeriut. Në to shpaloset qartë filozofia e popullit dhe ne gjejmë në to vlerësime për shumë dukuri e anë të jetës. Në këtë vështrim ato janë mësime të vërteta megjithatë do të ishte punë e kotë të orvateshe e të gjeje një konsekuencë të plotë në të gjitha proverbat: shpeshherë për të njëjtën dukuri mund të hasen vlerësime të ndryshme, madje edhe të kundërta. Kjo vjen nga fakti se proverbat janë krijuar nga njerëz e shtresa të ndryshme dhe për këtë nganjëherë është e vështirë të shmangen ndryshimet. Sidoqoftë ka proverba që flasin për jetën, për dukuri shoqërore për natyrën e njeriut, për cilësitë dhe të metat e tij, për natyrën, për familjen, për detyrat e secilit etj.







