Novela i Fundmi i Shalëgjatëve është vepër e mirëfilltë letrare. Ngjarjet zhvillohen në disa orë, përpara Vitrinës të Modës Evropiane. Retrospektiva e largët, e afërme dhe e tashmja pleksen rreth personazhit kryesor, ku gjallojnë e zbërrthehen psikologjikisht e natyrshëm karakteret e tjerë. I Fundmi i Shalëgjatëve, 45 vjeçar, është bari në një fshat malor, fshat i harruar, larg "syrit" e përkujdesjes të Shtetit. Para vtitit 90-të ky fshat ka qenë me dyqind shtëpi dhe tani i baktisur për shkak të emigrimit, ku kanë mbetur njëzet e shtatë pleq e plaka. I Fundmi i Shalëgjatëve, përveç se është bari, kryen vullnetarisht edhe detyrën e shenjtë të varrëmihësit. Banorët e mbetur i luten atij dhe Zotit që ai mos të ikë në emigrim sepse nuk mundet kush tjetër të hapë varre përveç tij. Mirëpo, në këtë fshat sjellin edhe bashkëfshatarët e tjerë që vdesin në Europë e gjetkë. Romanin e "flladojnë" romanca e dashurisë midis personazhit kryesor dhe Marjanës, vejushë e moshës së tij, por dhe romanca "pleqërore"...